I penduari i drejtësisë, Erion Alibej, ka rrëfyer për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiaj, të cilët u ekzekutuan në prill të vitit 2020.
Ai ka zbuluar se synimi nuk ishte vrasja e Viktorit, por e vëllait të tij Besim Haxhia dhe Altin Docit, i cili kishte qenë në makinë me viktima, por kishte zbritur në rrugë.
Erion Alibej rrëfeu se Klevis Alla, të cilit i drejtoheshin me pseudonimet “kusho” edhe “nipi” mbeti i lënduar gjatë atentatit nga ciflat e xhamit të makinës nga ku u qëllua drejt viktimave.
Shenjat e gjakut në makinën e ekzekutorëve çuan në shoqërimin e tij në polici, ndërs Alibej tregoi se Nuredin Dumani i kishte thënë që “më duket se ky po flet”.
LEXONI EDHE: Vrasja e vëllezërve Haxhia, dëshmia e Erion Alibejt në gjyq: Nuredini u angazhua me çunat e Fushë-Krujës! I dhashë 2 kallash dhe 1 pistoletë, plani ishte për të vrarë Altin Ndocin, jo Viktorin
Erion Alibej: Për vrasjen e vëllezërve Haxhia i kam dhënë Nuredinit 2 kallash dhe 1 pistoletë mesa kujtoj, çfarë më kërkonte ia jepja. Armët ia dhashë bashkë me makinën, plani ishte për te vrare Altin Ndocin dhe Besmir Haxhinë, jo Viktorin.
Doli shpejt në TV lajmi që e mora vesh, edhe në lajme që u gjet e braktisur Toyota, i thashë Nuredinit ‘pse shenja gjaku në makinë’, më tha kemi gjuajt me xhama mbyll dhe nga ciflat është lënduar në këmbë “kusho”.
Pastaj u shoqërua “nipi” në polici dhe Nuredini më tha “më duket se ky po flet” dhe me sa mora vesh, e kishte marë vesh nga komshinjtë, nga “Miri i Pojës” që Nuredini e kishte mik