Babai i Eraldo Nevruzit, 31-vjeçarit i cili u vra pak pas mesnatës së të mërkurës në hotelin “Gracce” në Dhërmi nga bashkëpronari Gerald Shehu, ka treguar se i biri kishte nisur punë atje vetëm 5 ditë më parë.

Shyqyri Nevruzi ka rrëfyer se pronarja e hotelit, vjehrra e autorit të dyshuar të krimit, e kishte lutur që të fillonte punë aty si recepsionist për shkak se Eraldo dinte të fliste 3 gjuhë të huaja.

Ai u shpreh, në një intervistë për Euronews Albania, se lajmin për vdekjen e të birit e kanë mësuar nga mediat, ndërsa shtoi se krimi mund të ketë ndodhur për shkak të një konflikti mes tyre.

Pjesë nga intervista:

Djali sa ditë kishte që punonte te ky hotel?

Ka një muaj që ka shkuar në Dhërmi, do punonte në një lokal tjetër. Ai nuk ishte bërë gati dhe kishte shkuar në ky hotel për të kërkuar punë. Ka një javë.

Kush e sugjeroi këtë hotel?

Asnjëri. Vet kishte kërkuar punë, si barist, sepse përballë kishte barin. E vjehrra e autorit është pronare e hotelit dhe e kishte kërkuar në recepsion. Ajo i ishte lutur djalit se dinte 3 gjuhë të huaja, i kishte kërkuar çuni 1.5 milionë lekë të vjetra dhe kishin rënë dakord. 5 ditë kishte që kishte nisur punë.

Nevruz, kush u lajmëroi për vrasjen e djalit?

Nga televizori, aty e morëm vesh.

Po me dy djemtë e tjerë të Korçës, djali kishte njohje?

Jo nuk i njihte fare. Unë e di që veç dy shokë që kishte ishin nga Tirana, me ata dilte kur mbaronte punën.

Djali me parë ka qenë i dënuar për diçka? Ka patur probleme me ligjin?

Djali ka patur një detyrim paraqitje, e kapën me dy gram hashash më parë.

Pse mendon që mund të ketë ardhur kjo?

Mendoj konflikt i çastit, mund të mos i këtë pëlqyer puna, do i këtë kërkuar djali lekët dhe ai nuk do ja këtë dhënë, do jetë konfliktuar. 99% këtë mendoj

Djali yt nuk ishte konfliktual? Nuk kishte probleme më parë?

Ka qenë i qetë dhe i logjikshëm, s’ka patur probleme me njerëzit. Ishte i komunikueshëm

Me parë çfarë punonte djali?

Kamarier, bankier ka qenë.

Më familjen e autorit nuk keni komunikuar fare?

Jo jo, ka ikur djali i madh andej, nipi, kunati andej. Unë vet nuk jam mirë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re