Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin u shfaq ithtar i ndarjes së Kosovës, proçes që dyshohet se fshihet pas “korrigjimit të kufijve”, promovuar e mbrojtur nga Thaçi. Sipas Vulinit, vetëm kështu ndalohet formimi i  “Shqipërisë së Madhe”.

“Unë jam për ndarje. Nëse ju më pyesni, unë nuk kam ndonjë dilemë. ‘Great Albania’ mund të ndalet vetëm në këtë mënyrë, në asnjë tjetër”, u tha Vulin gazetarëve në përgjigje të një pyetjeje nëse ai mbështet tezën Thaçi –  Vuçiç për “korrigjim kufijsh”.

I pyetur për të komentuar se cilat sinjaele duhet të ndjekë Serbia kur bëhet fjalë për “korrigjimet territoriale”, ato amerikane apo evropiane, Vulin tha se Serbia duhet të ndjekë sinjalin e saj.

 “Ne duhet të ndjekim sinjalin tonë, atë që është i mirë për popullin serb. Unë jam shumë i kënaqur për shkak se administrata amerikane e kupton në mënyrë të qartë realitetin”, tha Vulin.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re