Replika në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, po zhvillohen në lidhje me çështjen Xibraka, për të cilën sot Olsi Rama u mor në pyetje nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Pasi kryeministri tha se Bardhi nuk ka kallëzuar vëllain e tij, deputeti demokrat publikoi dokumentin ku tregohen përgjigja e kreut të SPAK Altin Dumani, që konfirmon se dosja po rihetohet.

LEXO EDHE: “Detyroi narkosin e kallëzuar t’i bënte kallëzim për…”- Rama ironizon Bardhin pasi vëllai i tij u paraqit në SPAK: Le të presim deri në fund nëse Prokuroria do të gjejë provat e pretenduara nga çingija

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMMETAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Vëllai i Olsit vazhdon me gënjeshtrat ditore, duke përhumbur në nocione juridike që as i kupton dhe as nuk mund ti kuptojë. Po more budalla po kallëzim kam bërë! Lexo përgjigjen e drejtuesit të prokurorisë së Posaçme z. Altin Dumani!

Unë nuk do bëjë kallëzimin në formën që don ti dhe yt vëlla, me qëllim rivarrosjen e çështjes që ekziston nga Prokuroria e Hanoverit.

Unë kam bërë kallëzim siç e kërkon ligji në këtë fazë ku ndodhet çështja penale, dhe që ka risjell ekzaktësisht atë që unë kam kërkuar: “Rihapjen e dosjes penale 335/1-2016 që prokurori yt personal e kishte varrosur në 2018”.

Tani mban nr. 88-2024, që do të shënjoje gjatë gjithë jetës dhe duhet ta mbash mend mirë! Deri atëherë, ndrysho strategji, të fala Olsit dhe kujdes narkoautomjetit me targa AA 653 DM!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re