Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim postoi në rrjetet sociale foto nga takimi i saj me drejtuesit e diasporës shqiptare në Amerikë.

Diplomatja amerikane shprehet se bisedoi me liderët e Kongresit Pan-Shqiptaro-Amerikan për kontributin që mund të japë diaspora për ta kthyer Shqipërinë në një vend atraktiv për investimet amerikane.

“Sapo u takova me drejtuesit e Kongresit Pan-Shqiptaro-Amerikan për të diskutuar sesi diaspora mund të kontribuojë në mbështetje të demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit në Shqipëri.

Në një kohë që Shqipëria po forcon shtetin ligjor dhe po pastron gjykatat, do të bëhet edhe më shumë një vend aleat i aftë në NATO dhe destinacion atraktiv për investimet amerikane”, shkruan Yuri Kim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re