Gjykata e Apelit vendosi të premten pranimin e kërkesës së Dritan Dajtit për gjykim të shkurtuar duke i hequr këtij të fundit dënimin e dhënë nga shkalla e parë me burgim të përjetshëm dhe duke e dënuar me 25 vite.

 

Por teksa ky vendim ka ngjallur shqetësim në mbarë opinionin publik si dhe në radhët e institucioneve shtetërore dhe atyre ndërkombëtare ku akuzohet trupa e gjyqtarëve për dhënien e këtij vendimi, njëri nga anëtarët e trupës ka reaguar në median sociale.

 

Gjyqtari Fuat Vjerdha ka publikuar në profilin e tij në “Facebook”, vendimin e trupës së gjyqtarëve të Apelit për Dritan Dajtin.

 

Në vendimin e publikuar shihet se gjyqtari I Apelit të Shkodrës Vjerdha dhe kolegia e tij e po kësaj gjykate Lindita Hoxha kanë firmosur me përmbajtjen “pjesërisht kundër” vendimit për uljen e dënimit të Dritan Dajtit.

 

Ndryshe nga tre kolegët e tjerë të tyre, të cilët gjatë nënshkrimit të vendimit janë shprehur pro uljes së dënimit për Dritan Dajtin, autorin e vrasjes së katër policëve në gusht 2009 në Durrës.

 

Përveç Fuat Vjerdhës dhe Lindita Hoxhes, anëtarë të tjerë të trupës gjykuese që mori këtë vendim ishin edhe Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skënder Damini.

 

Trupa që mori këtë vendim ishte e gjitha e përbërë nga gjyqtarë të Apelit të Rretheve.

 

Ditën e dielë pati një sërë reagimesh nga faktori politik ne vend dhe perfaqesite diplomatike. Madje ambasadori i BE, Luigi Soreca kërkoi mbledhjen urgjente të KLGJ ndersa ministri Lleshaj dhe Gjonaj deklaruan se keta gjyqtare e kane vendin pas hekurave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re