Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka cilësuar përpjekjet e pushtuesve rusë për të sulmuar termocentralin bërthamor të Çernobilit një shpallje lufte kundër të gjithë Evropës.

“Forcat pushtuese ruse po përpiqen të kapin termocentralin e Çernobilit. Mbrojtësit tanë po japin jetën që të mos përsëritet tragjedia e vitit 1986. Ia raportova këtë kryeministres suedeze Magdalena Andersson”, shkroi Zelensky në twitter.
“Kjo është një shpallje lufte kundër të gjithë Evropës”, theksoi ai.

Presidenti rus Vladimir Putin, njoftoi fillimin e një operacioni special ushtarak në Donbas. Rreth orës 04:00, më 24 shkurt, Rusia sulmoi Ukrainën dhe nisi një luftë.

Parlamenti i Ukrainës miratoi një dekret presidencial për vendosjen e ligjit ushtarak në të gjithë Ukrainën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re