Kreu i PD-së, Sali Berisha ishte i pranishëm në mbledhjen e PPE-së në Strasburg, ku deklaroi se kryeministri Edi Rama burgosi liderët e partive kryesore opozitare për të siguruar mandatin.

“Ai vendosi në arrest shtëpie për 330 ditë kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, me akuza të rreme pas një hetimi që zgjati katër vjet”, deklaroi kryedemokrati gjatë fjalës së tij.

Sali Berisha: Për të siguruar një mandat të katërt, Edi Rama, i cili erdhi në këtë institucion dhe mbajti një fjalim që kujtonte shumë atë të Hoxhës apo të Gaddafit, vendosi që për mandatin e katërt të arrestojë tre liderë të partive kryesore të opozitës. Ai arrestoi kryetarin e Partisë Demokratike,vendosi në arrest shtëpie për 330 ditë kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, me akuza të rreme pas një hetimi që zgjati katër vjet. E akuzuan se kishte dhënë për dhëndrin e tij 400 metra tokë publike, ndërkohë që toka kurrë nuk kishte qenë publike. Sipas dokumenteve zyrtare, ajo ishte tokë private që i përkiste gjyshërve të tij. Ai ishte një nga gjysmë milioni njerëz që morën mbrapsht pronat e konfiskuara nga regjimi komunist. Duke shkelur çdo ligj dhe çdo kushtetutë, atij iu bllokua komunikimi me avokatët.

Por disa muaj më parë, ai arrestoi kreun e partisë së dytë opozitare, Ilir Meta, si person nën hetim. E arrestuan, e keqtrajtuan në rrugë, e tërhoqën zvarrë, e rrahën, pa i treguar asnjë urdhër arresti. I treti, kreu i partisë së tretë opozitare, Fatmir Mediu, ish-ministër i mbrojtjes, ndodhet në një proces penal për një çështje që është gjykuar para 15 vitesh dhe nuk ekziston më asnjë fakt i ri.

Regjimi i merr mandatet opozitës. Edi Rama i mori mandatin dhe arrestoi Fredi Belerin. Aktualisht ai është deputet në Parlamentin Evropian. U arrestua me dëshmi të rreme, dhe ndonëse ishte zgjedhur, nuk iu lejua kurrë të bënte betimin, sepse Rama donte me çdo kusht që Beleri të mos bëhej kryetar i bashkisë së Himarës. Kjo sepse, për interesa mafioze, Edi Rama kishte marrë pjesë në një pronë publike, duke e trajtuar si pronë të tij, ndërkohë që nuk ishte e tillë. Kështu, Belleri kaloi një vit e gjysmë në burg, nuk u lejua të bënte betimin dhe humbi mandatin si kryetar bashkie.

Një deputet i ri, i quajtur Ervin Salianji, pati guximin të publikojë një përgjim nga një gazetare trime, në të cilin tregoheshin faktet që vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kërkohej në Itali, sepse ishte dënuar me tetë vite si udhëheqës i një rrjeti trafikimi kokaine në Bolonja, dhe që drejtonte trafikun nga Vlora drejt Italisë. Të nesërmen, ata e transferuan vëllanë e ministrit në Itali, por për pesë vite me radhë bënë gjithçka për të burgosur deputetin Salianji, duke e akuzuar për dëshmi të rreme, ndonëse ai kurrë nuk kishte dorëzuar ndonjë dokument apo provë zyrtare.

Kreu i PD-së Sali Berisha gjithashtu deklaroi se do të ketë zero tolerancë ndaj krimit dhe bosëve të krimit, duke theksuar se është e vetmja rrugë për të shpëtuar vendin.

“Kudo që të jenë, do i gjejmë, do i kapim dhe do i nxjerrim para ligjit”, deklaroi Berisha.

Sali Berisha: Tolerancë zero ndaj krimit. Kjo është e vetmja rrugë për të shpëtuar vendin time. Zonja dhe zotërinj, euro në Shqipëri është narko-euro. Euro është zhvlerësuar 35 përqind në krahasim me lekun tonë. Eksportet po vdesin nga viti në vit. Ato ranë 32 përqind. Mijëra shqiptarë humbën punën.

1 milion e 99 mijë shqiptarë u arratisën në zonën Shengen për shkak të varfërisë dhe humbjes së vendeve të punës. Zero tolerancë ndaj këtyre bosëve të krimit. Kudo që të jenë, do i gjejmë, do i kapim dhe do i nxjerrim para ligjit. Po ashtu ne kemi kërkuar një Komision të të Vërtetës, me partnerët tanë. Sepse çfarë tregojnë këto 1 milion faqe? Tregojnë lidhje të tmerrshme mes krimit dhe politikës. Kemi ministra që u thonë vrasësve që unë do bëj këtë, ju duhet ta bëni këtë për votat. Ju do keni këtë, unë do bëj atë. Pazar i hapur.

Këto transkripte duhet të shohin dritën e publikut. Duhet të jetë shumë ndihmuese edhe për vendet evropiane, përndryshe Shqipëria do të jetë një eksportuese e madhe e kriminalitetit në mbarë Europën dhe botën.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko