Në zgjedhjet vendore të 6 Marsit, të drejtën e votës do e ushtorjnë edhe rreth 200 të burgosur dhe paraburgosur. Burgu i Rrogozhinës dhe ai i Durrësit do jenë dy qëndra votimi këtë të dielë, për shkak se në të dyja këto qytete mbahen zgjedhjet vendore, ku do zgjidhet kryetari i bashkisë.

Të burgosurit që vuajnë dënimet në këto burgje, nuk votojnë se janë banorë të përhershëm në këto zona, por për shkak të drejtës për ushtrimin e votës. Dhe për këtë shkak do votojnë në qytetin, ku edhe vuajnë dënimin.

Gjithashtu mësohet se janë të paktën 250 të burgosur të tjerë pas këtyre IEVP, të cilët nuk do lejohen të votojnë pasi preken nga ligji i dekriminalizimit. Referuar këtij ligji, e drejta e votës u mohohet të  dënuarve për vepra të rënda penale si vrasje, trafik droge apo organizatë kriminale.

Mohimi i të drejtes së votës për të dënuarit për krime të rënda u aplikua për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Për këtë ligj disa padi janë dërguar në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit do të marrin pjesë 11 parti me 18 kandidatë në 6 bashki që janë në garë.

Të gjitha partitë do të garojnë veçmas përveç LSI dhe PDK që janë bashkuar me kandidatët e mbështetur nga Sali Berisha në koalicionin “Shtëpia e Lirë”.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re