Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, foli sot në studion e News 24 për zgjedhjet e 11 Majit.

Në një analizë të përgjithshme të sistemi zgjedhor në vendin tonë ndër vite, Gjinushi tha se zgjedhjet kanë qenë gjithmonë problem në vendin tonë, i cili sipas tij e ka gjenezën në vitin 1996.

Më tej ai tha se kodi zgjedhor në vendin tonë është pozitiv, sipas standardeve europiane, por mënyra se si ai zbatohet lë për të dëshiruar.

Skënder Gjinushi: Pa dashur të hyj në politik, si qytetar dhe nisur nga përvoja e mëparshme, kuptohet që zgjedhjet kanë qenë gjithmonë problem në Shqipëri dhe ky problem ka filluar nga 1996, kur zgjedhjet u goditën rëndë. Domethënë pati një manipulim, të shkallës së tillë të organizuar sa që fillimisht u kërkua përsëritje e pjesshme e saj dhe pastaj kësaj krize iu bashkua kriza e 1997 dhe kriza ekonomike.

Prej andej vazhdimisht ka pasur kontestime të vazhduara, por procesi siç shprehën dhe raportet në esencë ka pasqyruar vullnetin e popullit, pra pala fituese ka qenë, ose mazhoranca që ka fituar , faktikisht ose në shumicën e rasteve ka pasur mbështetjen edhe të shumicës së votuesve.

Por ma probleme të tilla , jo votim i shumëfishte, probleme teknike deri manipulime të vogla në aspektin jo deri në deformim total të vullnetit ka pasur, ka pas vazhdimësi. OSBE në vazhdimësi i ka vënë në pah dhe në vazhdimësi janë përpjekur ti korrigjojnë.

Këtu ka pas dy probleme, defakto që pasi bëjmë një kod të ri zgjedhor ose e përmirësojmë kodin pasi përshëndetet reforma , palët hyjnë në zgjedhje dhe palët që organizojnë zgjedhjet dhe që rrjedhimisht bëhen she shkak për shmangien nga ligji, ulen pastaj për të korrigjuar kodin dhe jo të korrigjojnë faktorët që çojnë në shkeljen e kodit. Pra kodi që ka qenë dhe është gjithmonë i standardit europian bëhet objekt reforme në thonjëza dhe nuk reformohet mënyra e menaxhimit të zgjedhjeve.

Ajo që është debatuar vazhdimisht që të kalohet në komisione sa më neutral, që mos jetë politika pjesë aktive përcaktuese e procesit. Kodi gjithmonë ka qenë pozitiv.

Tani e dyta ka qenë dhe deformimi i sistemit zgjedhor. Pra qoftë sistemit që për interesa partiake është deformuar.

Njëjta gjë ka ndodhur me sistemin e ri, i cili është një sistem shumë i përhapur, nuk është sistem i keq sepse është një proces midis dhe proporcionalit dhe mazhoritarit. Sa më afër proporcionalit aq më pak deformohet vota.

Por në kushtet e Shqipëri nuk e ka pas fajin sistemet, por modeli që ti ngre mbi atë sistem, pra si zbatohet. Procesi duhet të ketë një monitorim politik të pavarur.

Në Shqipëri sistemi proporcional që quhet rajonal, kur ka pak rajone dhe disproporcionuar, pra diferenca shumë e madhe…disproporcioni bën që ky sistem të deformojë rezultatin.

Duke u besuar numërimi vetëm në një rreth të ngushtë de fakto mes dy partive patjetër që kjo shkon shumë për ndesh dhe le shumë vend për të abuzuar dhe deformuar votat e partive të vogla.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko