Kryeministrja e Italisë iu përgjigj nga Tirana opozitës në Itali, duke i thënë se ajo po bën vetëm punën e saj si kryetare e qeverisë, ndërsa theksoi se nuk po bën fushatë.

“Opozita bën punën e saj dhe është normale. Nëse nuk do ta bëja këtë do më thoshin bën fushatë elektorale. Duke bërë këtë më thonë se prapë po bëj fushatë zgjedhore. Unë gjithësesi po bëj punën time sepse unë ndjek një gjë që duhet bërë. E kuptoj opozitën, por unë nuk mund të zhduken dhe mos bëj asgjë. Unë nuk po bëj fushatë. Shkoj në Shqipëri, më thonë është fushatë zgjedhore, nxjerr një spot më thonë po bën fushatë. Cfarë duhet të bëj? Të pezulloj punën time? Jo këtë nuk mund ta bëj”, tha Meloni.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re