NGA ANILA JOLE*

Në fund të procesit zgjedhor, të këtyre ditëve e netëve kur televizioni News24 ka qenë në transmetim maratonë pa ndërprerje, është momenti të ndalemi për një çast dhe të vlerësojmë punën e jashtëzakonshme që është bërë nga çdo hallkë e këtij institucioni, fale të cilëve ky televizion  ishte edhe këtë herë më i ndjekuri dhe burim i informaconit më të shpejtë e të besueshëm.

Një falënderim i veçantë për gazetarët dhe operatorët tanë, që kanë raportuar në kohë reale nga Tirana dhe çdo cep i Shqipërisë, duke sjellë informacion të verifikuar, të faktuar dhe të balancuar për publikun.

Vlerësim për redaktorët dhe gazetarët në redaksi, për pasqyrimin e kujdesshëm e të balancuar të çdo zhvillimi politik e zgjedhor.

Mirënjohje për gjithë stafin teknik të News24 – inxhinierët, punonjësit e IT-së, kameramanët, montazhierët, punonjësit e skenës dhe të regjisë – ata që nuk duken para kamerave, por pa të cilët ky transmetim i pandërprerë nuk do të ishte i mundur.

Faleminderit studios grafike për paraqitjen vizuale të qartë, të bukur dhe profesionale të rezultateve dhe pjesëmarrjes në votime. Një kontribut që e ka bërë informacionin më të kuptueshëm dhe më të afërt për qytetarët. Falënderim për studentët e Universitetit “Luarasi” që u bënë pjesë aktive e këtij procesi dhe kontribuan në hedhjen e të dhënave.

Një përshëndetje e veçantë edhe për kolegët e tre prej mediave më të lexuara në vend – BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare – për raportimin e vazhdueshëm online, minutë pas minute.

Mirënjohje edhe të ftuarve tanë në studio dhe në lidhje direkte për gatishmërinë dhe analizat e vlefshme.

Faleminderit nga zemra pronarit të medias sonë z.Irfan Hysenbelliu për mbështetjen e vazhdueshme dhe për lirinë editoriale që na ka ofruar, duke na mundësuar të bëjmë gazetari me integritet dhe profesionalizëm.

Falë gjithë këtyre faktorëve News24 dëshmoi edhe këtë herë se është lideri i padiskutueshëm i informacionit në vend – me një ekip profesional, të përkushtuar dhe të bashkuar në një qëllim të vetëm: t’i shërbejë publikut me të vërtetën, në kohë reale, me paanshmëri dhe integritet.

Faleminderit të gjithëve për gjithçka që bëni pas çdo lajmi që transmetohet. Ju jeni forca që e mban lart dhe të besueshëm ekranin e News24.

(* Ky është një falënderim publik i drejtueses së televizionit News24, Anila Jole, për ata që nuk ndalën asnjë sekondë duke i shërbyer publikut me të vërtetën, me paanshmëri dhe dinjitet)

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko