Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama kanë votuar ditën e sotme në Shkollën “Ymer Lala” në Surrel, për garën elektorale të 11 majit.
Rama është paraqitur në qendrën e votimit i veshur me tuta sportive dhe me këmishë, e cila mbante një imazh të ngjyrosur me bojë të bardhë.
Kryeministri pasi ka bërë verifikimin e shenjave të gishtit dy hyrë, ka marrë fletën e votimit dhe ka pritur për disa minuta me radhë për të hyrë në dhomën e fshehtë të votimit.
Ai ka biseduar me komisionerin e qendrës së votimit, i cili në sy të kreut të qeverise ka shkundur kutinë e votimit për të liruar vend, pasi fletët e këtyre zgjedhjeve janë më të mëdha se zakonisht.
Kryeministri pasi vendosi votën në kuti, është larguar nga qendra e votimit.
Ai nuk ka mbajtur fjalime të gjata, por ka thënë se do të presë vullnetin e qytetarëve.
“S’kemi c çfarë themi, jemi në pritje c çfarë do të thotë populli”, u shpreh Rama.
Ai ka shmangur pyetjet e gazetarëve, të cilët e kanë pyetur për vendimin e faljes së gjobave dy ditë para zgjedhjeve.