Analisti Mentor Nazarko, ka komentuar zgjedhjet për Parlamentin Europian, ku tha se është një garë mes të majtës dhe të djathtës.

I ftuar në News24, ai foli edhe lidhur me kandidaturën e Marco Muharrem Salihut, i cili është i vetmi shqiptar që kandidon për PE dhe është pjesë e një liste të së majtës.

“Për shkak se bën pjesë në një forcë të vogël, me një numër më të vogël votash, ka shumë mundësi që ai të fitojë”, tha Nazarko.

Ai tha shqiptarët me votën e tyre do të kenë një ndikim të madh elektoral përsa i takon Italisë, ndërsa shtoi se rreth kandidatit Saliu është krijuar një atmosferë fituese.

Nazarko tha se zgjedhja e kandidatit Salihu mund të shërbejë si një katalizator për faktorin shqiptar, duke theksuar se shqiptarët si komunitet po kalojnë atë përqindjen e pjesëmarrjes në zgjedhje.

Ai shtoi se me zgjedhjen e Salihut mund të kemi një faktorizim të komunitetit shqiptar në Itali.

Nazarko tha se përbërja e PE do të përcaktojë drejtimin e Komisionit dhe Unionit në përgjithësi.

“Ka shtete ku e djathta është e fuqishme, si Franca, Italia, Polonia, Gjermania, Hungaria, që kërkojnë të ndryshojë qasja nda konfliktit apo emigracionit, por siç dihet politikën e përcaktojnë kancelaritë e veçanta dhe përderisa në krye të qeverive janë ato që janë, besoj se do të ndiqen të njëjtat politika lidhur me çështje të tilla si lufta në Ukrainë apo emigrantët”, tha Nazarko.

Ai tha se mendonte se për çështja të tilla si lufta në Ukrainë do të vijojë e njëjta politikë si deri më sot, ndërsa lidhur me emigracionin kjo është një çështje që e djathta e ka ‘kalëruar’, e ka përdorur për të mbledhur sa më shumë vota.

Nazarko, i cili ndjek zgjedhjet për PE në Itali, tha se Kryeministrja italiane Meloni ka mbajtur çështjen e emigracionit si kryesore gjatë fushatës së saj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re