Ditën e sotme mbahen zgjedhjet për kreun e ri të PD në 18 degë të vendit.

Procesi i votimit ka nisur në orën 8 dhe pritet të përfundojë më 18:00. Zgjedhjet do të mbahen në Cërrik, Patos, Gjirokastër, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Tepelenë, Pogradec, Kukës, Has, Tirana 3, Tirana 9, Tirana 13,  Kamëz, Kavajë, Vlorë, Delvinë, Sarandë

Njoftimi:

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që ditën e djell, dt 17 prill 2022, do të zhvillohen zgjedhjet për Kryetar në 18 degë të PD.

Procesi i votimit është hapur në orën 8.00 e do të mbyllet në orën 18.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 18.00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD së degës përkatëse të ketë votuar. Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.

Degët ku sot zhvillohen zgjedhje janë si më poshtë vijon:

1.Cërrik

  1. Patos
  2. Gjirokastër
  3. Përmet
  4. Këlcyrë
  5. Memaliaj
  6. Tepelenë
  7. Pogradec
  8. Kukës
  9. Has
  10. Tirana 3
  11. Tirana 9
  12. Tirana 13
  13. Kamëz
  14. Kavajë
  15. Vlorë
  16. Delvinë
  17. Sarandë

Komisioni do të informojë në vijim për ecurinë e procesit zgjedhor.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të degëve të sipërpërmendura të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re