Dy persona janë raportuar të humbur në policinë e Beratit, bëhet fjalë për një vajzë të mitur dhe një 34-vjeçar. Denoncimet janë bërë nga familjarët e tyre, ndërsa policia është vënë në lëvizje duek nisur hetimet.

Në Komisariatin e Policisë Kuçovë ka bërë kallëzim shtetasi F.P., se është larguar nga banesa vëllai i tij shtetasi Ll.P., 34 vjeç, banues në fahatin Sqepur, Dimal. Po punohet për gjetjen e tij.

Në Komisariatin e Policisë Berat ka bërë kallëzim shtetasi A.G., se është larguar nga banesa vajza e tij e mitur S.G. Po punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejëshme.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re