Dy vajza adoleshente janë deklaruar të humbura nga familjarët e tyre që prej datës 1 Janar. Policia e Tiranës njofton se kanë qenë prindërit e dy vajzave, që janë shoqe mes tyre, ata që kanë bërë denoncimin në Polici, për shkak se kishin humbur kontaktin me fëmijët e tyre.

Vajzat janë shpallur në kërkim dhe po punohet për gjendjen e tyre, por derimë tani nuk ka asnjë të dhënë që mund të çojë në zbulimin e vendndodhjes së tyre.

“Më datë 01.01.2021, shtetasja A. A dhe shtetasi L. H, kallzojnë se janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer vajzat e tyre të mitura 16-vjeçare, shoqe me njëra-tjetrën. U bë shpallja në kërkim dhe punohet për gjetjen e tyre. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, bën të ditur Policia e Tiranës, në një njoftim të shkurtër për mediat.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re