Tragjedi në Familjen Spencer: Vdes në Rrethana Tragjike Rosie Roche, Kushërira e Princave William dhe Harry
Një tjetër tragjedi ka goditur familjen e Lady Diana Spencer, duke trazuar sërish hijen e dhimbjes mbi një nga familjet më të njohura britanike. Rosie Roche, 20 vjeçe, kushërirë nga nëna e Princave William dhe Harry, është gjetur e vdekur në rrethana që sugjerojnë vetëvrasje.
Ngjarja ndodhi më 14 korrik në pronën familjare në Malmesbury, në Wiltshire (Anglia jugperëndimore), por u bë publike vetëm pas përfundimit të fazës paraprake të hetimeve. Sipas raportimeve nga tabloidi The Sun, pranë trupit të saj u gjet një armë zjarri, ndërsa policia lokale ka deklaruar se “vdekja nuk po trajtohet si e dyshimtë” dhe se “nuk ka të përfshirë persona të tjerë”.
Rosie, një studente e letërsisë angleze, thuhet se ishte duke përgatitur valixhet për një udhëtim veror me miqtë, pak para se të ndodhte tragjedia. Trupi i saj u gjet nga nëna dhe motra, sipas burimeve të afërta me hetimin.
Fotot e saj të buzëqeshura vazhdojnë të qarkullojnë në rrjetet sociale, duke e bërë edhe më të dhimbshëm për publikun lajmin për humbjen e saj.
Megjithatë, autoritetet britanike kanë ruajtur një nivel të lartë diskrecioni për të mbrojtur privatësinë e familjes, siç ndodh zakonisht në raste të tilla.
Aktualisht, çështja po trajtohet nga zyra e mjekësisë ligjore, me seancën e ardhshme gjyqësore të planifikuar për më 25 tetor.
Përshtati në Shqip S
