Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në zonën e Bukmirës në Mirditë. Flakët rrezikojnë disa banesa dhe shumë vreshta rrushi ndërsa banorët kanë bërë apel për ndihmë.

 

Edhe në Malësinë e Kurbinit, vijon situata e vështirë me zjarret prej më shumë se 7 ditësh. Flakët në zonën e Skurajve i janë afruar shtëpive.

 

Deri tani janë shkrumbuar dhjetëra hektarë pyje, ndërsa ndërhyrja nga toka ka qenë e pamundur për shkak të terrenit të vështirë malor. Banorët kanë kërkuar vazhdimisht ndërhyrjen nga ajri, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

 

Emergjencat Civili shprehen se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 23 vatra zjarri. Ndërkohë mësohet se vatra ende aktive janë në Klos, në afërsi të zonës Guri i Bardhë, në Shetaj të Durrësit dhe në vendin e quajtur Bjeshka e Bregut në Shkodër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re