Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla është përplasur me deputetët demokrat gjatë seancës plenare, pasi nuk ka pranuar të njoftojë kërkesën e Gazment Bardhit për të rifutut në  Grupin e PD, ish-kryeministrin Sali Berisha.

Kërkesa e Bardhit dhe refuzimi i Nikollës shkaktoi momente tensioni në Kuvend.

Lindita Nikolla në tentativë për të menaxhuar situatën kaotike ndërpreu seancën plenare, ndërkohë që gjatë kësaj përplasje ka patur momente tensioni me Flamur Nokën.

Ndërkohë që Gazment Bardhit i ka ngatërruar disa herë mbiemrin, duke  e quajtur si “Zoti Fjala, Zoti Bardha”.

Gjatë debatit me Nokën, ky i fundit e ka quajtur Nikollën si përfaqësuese e  narkoshtetit në Kuvend, ndërkohë që kryetarja e Parlamentit e ka cilësuar si ‘përfaqësuesin e një non grate”.

REPLIKAT NE KUVEND

Lindita Nikolla: Zoti Fjala… zoti Bardha.. (qesh) Zoti Bardhi fjala për ju.

Gazment Bardhi: Përsa kohë ka kolegë të riregjistruar s’mund t’u heqësh fjalën.

Lindita Nikolla: Kolegët janë ne të njëjtën teme…

Gazment Bardhi: Ti nuk i paragjykon dot se çfarë do flasin.

(Revoltohet Flamur Noka, shkon tek foltorja)

Lindita Nikolla: Ulu zoti Noka, se nuk me trysnon dot duke u ardhur këtu..

Flamur Noka: Ti je përfaqësuese e narko-shtetit në Parlament

Lindita Nikolla; Të të vij turp për fjalët që përdor dhe të tërheq vërejtjen..

Flamur Noka: Ti je përfaqësues e narko-shtetit.

Lindita Nikolla; Ti je përfaqësueses e një Nongrate….

Ina Zhupa: Je kryetare e Kuvendit ti apo çfarë je. Na jep fjalën për procedurë.

Lindita Nikolla; Në shtëpinë time me qetësinë më të madhe….

Flamur Noka: Turp të kesh….
Lindita Nikolla: 5 minuta pushim…

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re