Zvicra do të përballet me Italinë, të shtunën në orën 18:00, në sfidën e vlefshme për 1/8-tat e Europianit. Në një prononcim të bërë së fundmi për mediet, kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka deklaron se ndeshja ndaj Gjermanisë tregon shumë për forcën e tyre.

 “Të them të drejtën, Zvicra ka fituar më shumë respekt falë ndeshjes me Gjermaninë dhe unë besoj se ngazëllimi i çmendur i gjermanëve pas barazimit është provë për këtë. Ne e mbyllëm fazën e grupeve me të fortë dhe me një lojë që ka nxjerrë në pah gjithë karakterin tonë. Nëse shohim se ku ishim 6 muaj më parë, sot shoh një skuadër me një mentalitet krejtësisht të ndryshëm”, deklaroi Xhaka.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko