Klubi i Elbasanit më në fund ka zgjedhur trajnerin e ri që do t’i drejtojë gjatë sezonit të ardhshëm në Kategorinë Superiore. Bëhet fjalë për italianin Roberto Bordin, ish-trajnerin e klubeve me emër si Sherif Tiraspol.
Klubi verdheblu ka qenë në kontakte me shumë trajner të ndryshëm për të zënë vendin e lënë bosh nga Nevil Dede, por në fund zgjodhën si pasardhës pikërisht italianin Bordin.
Njoftimin e arritjes së marrëveshjes me 59-vjeçarin, klubi i Elbasanit e bëri me anë të një postimi në faqet e tij zyrtare në rrjetet sociale.



