Flamurtari vazhdon të jetë aktiv në merkatin e transferimeve me skuadrën vlonjate që për sezonin e ri ka si objektiv rikthimin në elitën e futbollit shqiptar.
Pasi siguruan shërbimin e mesfushorit portugez, Estrela që ka qenë në radhët e Skënderbeut, tani kuqeblutë përforcuan repartin e avancuar teksa zyrtarizuan nënshkrimin me Mario Gjatën
Ky i fundit është aktivizuar me disa prej skuadrave më të rëndësishme të vendit tonë, por tani ai do të nisë një sfidë të re në qytetin bregdetar të Vlorës në radhët e Flamurtarit dhe nën urdhrat e trajnerit Oltijon Kërnaja.
Flamurtari mirëpret në radhët e tij sulmuesin Mario Gjata, i cili vjen për të shtuar alternativat në repartin ofensiv’-lexohej në njoftimin e klubit vlonjat në kanalet e tij zyrtare.
