Juventusi më në fund ka bërë zyrtare atë që pritej prej ditësh. Mesfushori brazilian Douglas Luiz është lojtari i ri i Juventusit. Futbollisti i bashkohet bardhezinjve nga radhët e Aston Vilës, me klubin që ka bërë një sakrificë jo edhe aq të vogël ekonomike për të.

Sipas vetë njoftimit të klubit, Juventusi ka blerë Douglas Luiz për 50 milionë euro, plus 1,5 milionë euro të tjera në formë bonusesh.

Por ndërkohë, bardhezinjtë kanë kaluar në radhët e klubit anglez Samuel Iling-Xhunior dhe Enco Barreneçea. Falë këtyre dy shitjeve, në total Juventusi do të paguajë 22 milionë euro për mesfushorin, plus 8 milionë euro bonuse.

Douglas Luiz ra në sy në vitet e fundit në radhët e Aston Vilës, me të cilën ka luajtur 204 ndeshje, duke shënuar 22 gola e dhënë 24 asiste.

Mesfushori është pjesë e përfaqësues së Brazilit dhe për Juventusin kjo ishte një nga goditjet më të rëndësishme që kishte kërkuar Tiago Mota, i ndërgjegjshëm që do të humbasë një mesfushor qendre si Rabio.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re