Leroi Sane është zyrtarisht lojtar i Gallatasarait. Ish-sulmuesi i Bajernit të Mynihut ka firmosur një kontratë 3-vjeçare deri në qershor të 2028-ës.

Kështu ai nis një aventurë të re në Superligën turke. Sane refuzoi çdo ofertë që i bëri Bajerni për rinovimin, përfshirë një me rrogë prej 12,5 milionë eurosh në sezon.

Ndaj tani ka kureshtje të mësohet se çfarë rroge i kanë ofruar në Turqi, që e bënë atë të braktiste edhe Botërorin e Klubeve që mund të luante me Bajernin.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko