Portieri i Kombëtares shqiptare, Alen Sherri i cili luan për Kaljarin tashmë ka një trajner të ri. Ai është Fabio Pisakane dhe lajmi u bë i ditur nga vetë klubi i Serisë A. 

“Kaljari ka kënaqësinë të njoftojë se ia ka besuar menaxhimin teknik të ekipit të parë Fabio Pisakanes, trajneri ka nënshkruar një kontratë që e lidh atë me klubin kuqeblu deri më 30 qershor 2026 me rinovim automatik për një sezon tjetër nëse ndodhin kushte të caktuara sportive”, shkruhet në profilin zyrtar të Kaljarit.

I lindur në Napoli, 39 vjeç, Pisakane ka luajtur mbi 430 ndeshje profesionale si futbollist, nga të cilat më shumë se 150 me fanellën e Kaljarit.

Me të mbërritur në Sardenjë në verën e vitit 2015, ai luajti me kuqeblutë për 6 sezone, në të cilat kontribuoi në ngritjen e shpejtë në Serie A me fitoren e turneut të kadetëve dhe në qëndrueshmërinë e ekipit në divizionin e parë në pesë kampionatet pasuese.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko