Tani është zyrtare, Tizhani Reijnders nuk është më lojtar i Milanit. Klubi kuqezi ka bërë të ditur se mesfushori është shitur te Mançester Siti. Ndër të tjera e falenderojnë holandezin për paraqitjet e bëra duke i uruar më të mirat.
“AC Milan njofton se i ka shitur përfundimisht të drejtat e performancave sportive të futbollistit Tizhani Reijnders te Mançester Siti. Klubi e falënderon Tizhanin për përkushtimin dhe profesionalizmin e tij që ka demonstruar gjithmonë, dhe i uron kënaqësinë më të mirë personale dhe profesionale”, shkruhet në njoftimin e “djallit”.