Të gjithë jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e frutave dhe perimeve, por çfarë tjetër mund t’u ofrojmë fëmijëve tanë për të pasur një dietë të mirë. Ushqimet më të mira për t’u përfshirë në dietën javore të fëmijës suaj (nga mosha 12 muajshe):

-Tërshëra dhe drithërat integrale – mund të përmirësojnë përqendrimin dhe fokusin

Të mbushura me karbohidrate, drithërat integrale ofrojnë glukozë dhe energji thelbësore për të ushqyer trurin. Ato janë gjithashtu një burim i dobishëm i vitaminave B, të cilat ndihmojnë në ushqimin e sistemit nervor, si dhe janë të pasura me fibra, të cilat rregullojnë furnizimin me glukozë në trup.

-Vezët – mund të ndihmojnë me kujtesën

E pasur me kolinë, e verdha e vezës pothuajse plotëson nevojat ditore të fëmijëve deri në tetë vjeç. Vezët gjithashtu përmbajnë hekur, folate dhe vitaminë A – të gjitha këto janë të rëndësishme për rritjen, dhe zhvillimin. Nëse nuk kanë një alergji, inkurajoni fëmijët tuaj të hanë vezë rregullisht.

Peshku– mund të nxisë funksionin e shëndetshëm të trurit

Salmon, skumbri, toni i freskët, trofta dhe sardelet janë burime të shkëlqyera të yndyrave omega-3, kështu që duhet të hahen një herë në javë.

Farat e kungullit – mund të përmirësojnë kujtesën

Të pasura me zink, një mineral i nevojshëm për kujtesën dhe aftësitë e të menduarit , farat e kungullit janë gjithashtu një burim i dobishëm i magnezit, vitaminave B dhe triptofanit.

Brokoli – mund të përmirësojë fuqinë e trurit

Brokoli është një burim i dobishëm i vitaminës K, e cila dihet se përmirëson funksionin njohës dhe përmirëson fuqinë e trurit. Studiuesit kanë raportuar gjithashtu se për shkak se brokoli është i pasur me përbërës të quajtur glucosinolates, ndihmon në ngadalësimin e ndarjes së acetilkolinës, e cila na nevojitet për të ruajtur kujtimet tona.

Qumështi, kosi dhe djathi – mund të çojnë në funksionimin më të mirë të trurit

Qumështi, kosi dhe djathi janë të dendura me lëndë ushqyese pasi janë të mbushura me proteina dhe vitamina të tretshme në yndyrë A, D dhe B – të gjitha këto janë thelbësore për rritjen e indeve të trurit. Studimet sugjerojnë se ata që konsumojnë bulmet tre herë në ditë kanë nivele më të larta të një përbërësi mbrojtës të quajtur glutathione, i cili duket se mbron trurin ndërsa plakemi.

Arrat– mund të ndihmojnë në përmirësimin e saktësisë dhe kohën e reagimit

Arrat janë të pasura me lëndë ushqyese dhe përmbajnë një sërë përbërësish që janë të mirë për shëndetin e trurit. Arrat përfshijnë yndyrna mono dhe poli-të pangopura, vitamina B, minerale dhe komponime bimore mbrojtëse.

Fasulet – mund të ndihmojnë përqendrimin

Të pasura me proteina dhe fibra, si dhe vitamina dhe minerale, fasulet janë një zgjedhje e shkëlqyer ushqimore për fëmijët. Ata jo vetëm që e çlirojnë ngadalë energjinë e tyre, por ndihmojnë në ruajtjen e përqendrimit në klasë.

Mish–për fokusin

Përveç yndyrave kryesore, si yndyrnat omega-3, truri ynë ka nevojë për mikronutrientë të caktuar, duke përfshirë hekurin, zinkun dhe vitaminën B12 , të cilat gjenden në sasi të bollshme në ushqimet me origjinë shtazore si mishi pa yndyrë. Nivelet e ulëta të hekurit në veçanti mund të lidhen me hiperaktivitetin tek fëmijët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re