Së fundmi Ministria e Shëndetësisë njoftoi 19 raste të reja me koronavirus në Vlorë.

Nga këto raste, Abc News raporton se një prej tyre është një pedagog, i cili ka rezultuar i infektuar në universitetin “Ismail Qemali”.

Pozitivë është konfirmuar edhe një nxënës në një shkollë 9-vjeçare.

Raste të tjera të konfirmuara janë: një pranë Kadastrës Vlorë, një rast pranë qendrës profesionale, një në fasoneri, dy në biznese private.

Ndërkohë, rastet e tjera janë të moshuar dhe raste kontakti.

Një ditë më parë ministria njoftoi 185 raste të reja dhe gjashtë humbje jete nga koronavirusi në vend.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re