German Chancellor Angela Merkel puts on her a mask at the end a press conference following a meeting of states’ leaders on the coronavirus situation in Berlin on October 14, 2020. (Photo by STEFANIE LOOS / various sources / AFP)
Përkeqësimi i situatës së pandemisë në Gjermani, ka bërë që kancelarja Angela Merkel të njoftojë ditën e sotme shtyrjen e bllokimit të paktën deri në fund të Janarit.
Merkel gjithashtu u shpreh se “kufizimet në kontaktet sociale do të shtrëngohen dhe se këto masa do të jenë të njëjta me ato të prezantuara në fillim të pandemisë në muajin mars”.
Siç tha ajo, pjesëmarrësit në takim bënë thirrje për futjen e kufizimeve të reja në lëvizjen në zonat me shkallë veçanërisht të lartë të infeksionit.
Ndryshe, Gjermania deri më tani ka raportuar 1.8 milion raste me coronavirus gjersa 35748 kanë vdekur.
/faxweb



