Edi Paloka do të jetë drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Durrësit, që në zgjedhjet e fundit ka treguar se është edhe një nga më deçizivët, sa i takon ngushtësisë së rezultatit mes palëve.
Burime nga PD bëjnë me dije për Faxweb.al se Basha ia ka besuar këtë qark Palokës, i cili mban njëherësh dhe postin e nënkryetarit në Partinë Demokratike. Ndërkohë që Rama ka vënë si drejtues politik për qarkun e Durrësit Olsian Çelën e OSHEE-së.
Ndërkohë që Rama ka nisur pothuajse fushatën, me dorëzimin e çelësave të banesave për shumë qytetarë që janë prekur nga tërmeti, Basha dhe ekipi i tij duken paksa më të vonuar sa i takon përgatitjeve për fushatën e zgjedhjeve të Prillit.
Derimë tani PD ka zgjedhur drejtuesit politik për tre qarqe përfshirë edhe Durrësit. Në Fier u përzgjodh Enkelejd Alibeaj, ndërkohë që në Shkodër demokratët do ti prijë Helidon Bushati. Mbetet për tu parë zgjedhjet e demokratëve dhe për 9 qarqe të tjera në vend.
(E.K/Faxweb.al)
/faxweb



