Edhe qyteti i Durrësi është përmbytur nga reshjet e tepërta që kanë rënë në të gjithë vendin. Nga pamjet e siguruara “Faxweb.al” shihet se uji ka pushtuar qytetin bregdetar, ku është bërë e vështirë lëvizja e banorëve dhe qarkullimi i automjeteve nëpër rrugë. Gjithashtu shumë biznese dhe banesa janë “pushtuar” nga uji , situatë e cila përsëritet sa herë në Durrës regjistrohet  një mot me reshje të larta. Alarmante mbetet situata në shëtitoren e sapo restauruar “Taulantia”, një investim ky i trumpetuar shumë nga qeveria e Rilindjes, ku reshjet e shiut e kanë vënë të gjithën nën ujë

Gjithashtu sasi të madha uji ka edhe ne rrugën “Currila”, pasi duket se rrjeti i kanalizimeve nuk e ka përballuar dot sasinë e madhe të reshjeve. Megjithëse bashkia e Durrësit premton se investimet në rrjetin e kanalizimeve do i japin zgjidhje problemit, situata përsëritet prej vitesh sa herë që reshjet e shiut bien pa ndërprerje për më pak se një ore.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re