Pas reshjeve intensive të shoqëruar me përmbytje dhe rrëshqitje dherash duket se situata në vend është qetësuar disi.
Gjatë natës dendësia e reshjeve nuk ka qenë shumë e lartë duke bërë që të ulet niveli i ujit në lumin Vjosë.
Korrespondenti i “Panoramës” raporton se uji në këtë lumë shkon tanimë në 6.3 metra, duke ulur rrezikun e përmbytjeve të banorëve të zonës.
Megjithatë është e përmbytur zona e pazarit në Urën e Mifolit në Novoselë. Raportohet se prurjet janë normale.
Sipas parashikimit të IGJEUM reshjet në vendin tonë do të vijojnë të jenë të pranishme deri në datën 11 janar.



