Rruga e fshatit Zhulat shembet sa herë që bie shi dhe prurjet e lumit shtohen.

Kjo situatë e përsëritur prej vitesh, vazhdon t’i mbajë 80 familje të këtij fshati të izoluara duke u vështirësuar jetën.

Banorët shprehen mjaft të indinjuar për rrugën pasi, sipas tyre, qeveria po i mashtron prej vitesh duke bërë sikur por punon për të rregulluar rrugën.

Një i ri në fshat na pohon se aq vite jetë sa ka se mban mend ndonjëherë të rregulluar rrugën dhe kujton se kjo situatë me rrëzimin e rrugës përsëritet çdo dimër.

Edhe pse banorët ankohen shpesh për këtë, situata vazhdon e njëjtë madje kryetari i bashkisë Gjirokastër e ka vizituar disa herë fshatin thjesht për t’u reklamuar në rrjetet e tij sociale por pa u dhënë një zgjidhje përfundimtare banorëve.

Edhe pse Zhulati është përfshirë në projektin “100 fshatrat turistikë” investimet përgjatë periudhës së projektit kanë qenë zero.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re