Mediat italiane kanë dhënë detaje lidhur me ”zhdukjen” e papritur të Moisi Habilajt, nga banesa ku ishte duke vuajtur arrestin e shtëpisë, pas dënimit me 14 vite burg nga Gjykata e Katanias, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Mësohet se telefoni i tij ka qenë për herë të fundit i arritshëm ditën e shtunë, dhe më pas vendi ku është arratisur trafikanti vlonjat mbetet një mister.

Ai po qendronte në një apartament i vogël në San Michele di Ganzaria në provincën e Catania, ndërsa qendronte në arrestin e shtëpisë pa qenë i pajisur me një byzylyk elektronik. Tashmë Policia italiane e ka shpallur në kërkim Habilajn, edhe pse meridiano news raportin se lajmi nuk është bërë ende publik në faqen e Policisë.

Kanë qenë dy kontrolle të Policisë italiane ato që kanë vënë re se Habilaj nuk ishte në banesën ku ishte caktuar që të vuante masën e arrestit të shtëpisë.

Ku ka shkuar Habilaj? Avokatët që e mbrojnë atë përjashtojnë ekzekutimin e një urdhri ekstraktimi në Shqipëri, për të cilën mediat italiane thonë se ka pasur një proces gjyqsor të hapur.

Në fazat e hershme të gjykimit të shkallës së parë, Habilaj bashkëpunoi me drejtësinë, por nuk u bë kurrë bashkëpunëtor i saj. Ai pranoi pjesërisht akuzat, dhe kjo u vlerësua pozitivisht nga ana e gjyqtarëve, por nuk ndikoi në uljen e viteve të tij të dënimit, veçanërisht për shkak se ai kishte rolin e shefit të grupit kriminal.

Habilaj është kushëriri i ish-Ministrit të Brendshëm shqiptar Saimir Tahiri. Ndaj Tahirit procedimi nuk është mbyllur ende, dhe dëshmia e Habilajt përballë tij mund të ndryshonte edhe rrjedhën e çështjes.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re