Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin mbrëmjen e sotme, ku si pasojë e përplasjes së një mjeti tip BMW me mjetin tip Fiat, kanë mbetur të plagosur dy persona.

Personat e lënduar janë dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re