Një grua me aftësi të kufizuara ka arritur të bëhet nënë për herë të dytë në jetën e saj, pavarësisht problemeve me shëndetin.

Lindja është kryer në spitalin “Koço Gliozheni”, teksa gruaja me emrin Anida solli në jetë vajzën e quajtur Anesa, ndërkohë ky lajm u bë ditur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

“Lot gëzimi në maternitetin “Koço Gliozheni” për Anesën e vogël, që erdhi në jetë shëndetplotë, falë kujdesit të veçantë të dr. Anikës, dr. Astritit dhe stafit të këtij spitali, që u kujdesën për një grua speciale, me të gjithë forcën, dijen, profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre, që Anida me aftësi ndryshe, të jetë nënë për herë të dytë,” shkruan Manastirliu pas vizitës që i bëri në spital nënës së re.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re