Është mbyllur sfida mes Vllaznisë dhe Laçit në “Loro Boriçi” me shifrat 2-1 në favor të këtyre të fundit. Ishin miqtë që shënuan të parët me Nwabueze në fillim të pjesë së dytë, ndërsa Vllaznia do ti përgjigjej në të 66 minutë ne Demir Imerin duke barazuar shifrat.
Momenti kur Laçi ngelet me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të mbrojtësit Obanor.
Laçi do të shënonte përsëri në të 72 minutë me Dave Van Harmon duke kaluar në avantazh ndaj shkodranëve. Edhe pse pas 5 minutave mbrojtësi Obanor doli me karton të kuq, Laçi përsëri ia doli të mbajë rezultatin në minutat e mbetura duke i marrë kështu tre pikët Vllaznisë në shtëpi. Me këtë fitore laçianët pozicionohen në vendin e tretë me 27 pikë 1 pikë më pak se Partizani i vendit të dytë, ndërsa Vllaznia udhëheq kreun me 37 pikë të grumbulluara.
(E.G/Faxweb.al)
/faxweb



