Shkruan: Alban Gorishti

Para disa kohësh u mësuam ta shikonim ben Blushin si politikan i zëshëm, shkrimtar me kakofoni të theksuar Islamofobe dhe po ashtu si ish-gazetar të gjitha role ish-esh të cilat tashmë ai i ka “perfeksionuar” si gjuhetar imazhesh a-tipike. Por para se të shkruaj atë që kisha menduar duhet përmendur këtu përvoja e katapultuar e Blushit si drejtor ekzekutiv i një prej Tv-më amorale që mbulojnë hapsirën tonë mediatike, atë të X Chanellit. Pas eksperiencës së dështuar si politikan, një eksperiecë që për nga reminishenca më kujtoi Romanin e Dritëro Agollit “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, ai po na ofron një përvojë tjetër të dështuar atë të vendosjes së standartit ediatik të asaj që quhet virtyt apo ves. Shpesh e kemi dëgjuar gjatë seancave parlamentare të mbrojë kauza të drejta dhe madje interesa popullore, por kuptohet në një politikë si kjo e jona gjatë ngritjes dhe rënies së tij politike shfaqet dukshëm një dukuri e cila ngajson me ato të romanit të Dritëroit në të cilin trajtohet paaftësia, megalomania dhe kakofonia propagandistike e socializmit. Kështu sikurse Rilindja e mëndësive të vjetra komuniste , ngjashëm Blushi për të marrë shpërblimet e dorës së ngrohtë të partisë vendoset me dëshirë në pozita protagonisti dhe përdor zhargon revolucionar (madje hap edhe një parti në miniaturë), si e si që nesër të shpërblehet mjaftueshëm aq sa për të marrë rolin e fotografit me kurorë standartesh të ndryshukura apo me ndryshkje të dukshme të shkëlqimit moral.

Gjithsesi ai ia mbrrin qëllimit, Imazhi, në mënyrë që njerëzit të besojnë ritualit verbal të tij ashtu që nesër të arijë të merret sërisht me sportin më të dashur për të, fobia ndaj imazhit të virtytshëm. Ashtu sikurse Kadareja që dikur e shqetësonte mjaft (deri në fobi )imazhi i objekteve fetare ngjashëm edhe Blushi për të vërtetuar fobitë e tij shkon ligjëron edhe stilin e një tubimi orgjish dhe drogrash si ai i ilegal techno në plazhet e Kavajës. Ndërsa para disa kohësh ai stigmatizonte nevojën për një “Islam të ri” (sipas tij) duke u nisur nga abuzimi imazherik ndaj disa të rejave që janë në procesin e fillimit të pjekjes së tyre identitare. Por këtu hyri Blushi, duke dashur ta viktimizojë atë pamje sipas tij të pastër, duke menduar se mbulesa të izolon ndërsa gratë janë viktimat e saj. Por kur flet për orgjinë ilegal techno nuk referon të njëjtat shqetësime “morale” pasi në rastin e këtij festivali ai shkrua .” ilegalët janë njerëz që stimulohen (drogë, femra, muzikë e shfrenuar dhe lojra nën efektin e drograve) vazhdimisht.Ata qeshin, ëndërrojnë dhe bëjnë dashuri (dashuri o Blush është kur ti e bën atë me dikë që e do, kurse me dikë që sapo e njeh dhe të pëlqen quhet të bësh seks). Kur duan të freskohen dalin në plazh (edhe nudo meqë janë në plazhe të izoluara),lahen dhe kthehen sërisht në çadrat e tyre të mbushura me djersë dhe avuj. Natyrisht pinë shumë alkool mes pushimeve të gjumit dhe përhumbjes (nga droga, alkooli dhe përzierja emocionale që të dhurojnë orgjitë)”.

Po mirë o Blush, dmth ti me këtë po i tregon vajzave që mbulimi (etika, dlirësia) qenka jashtë mode, e prapambetur për një botë imazherike (si ajo e jotja) ndërsa zhveshja orgjike e disave qenkan vese që nuk i bëjnë dëm askujt . Apo do ti tregosh se pas ajo që njeriu mundet të kryejë me dikë të panjohur, rastësisht (meqë është festival dhe ndoshta shumë prej tyre nuk njihen me njëri tjetrin) u quaka dashuri e pastër (ndërkohë që është seks shtazarak) ndërsa dashuria e pastër e cila frymëzohet nga dlirësia e mbulesës qenka dhunim barbar. Ti që je kaq blasfemik, kaq komunist dhe kaq megaloman saqë edhe Zotin nëse do mundje do ta përfytyrohje të gjinisë femërore!!

Po tamam si shoku zylo ti duke ngjitur shkallët e karierës (katapultim partiak) je kthyer në një personazh tragji-komik por një gjë (ashru sikurse mitet që ti mbron) nuk e ke errësuar, fobinë tënde. PO pra fobia e çdo pellazgu me virtyt pagan, atë të urrejtjes dhe frikës nga e vërteta e vetme hyjnore atë që fshihet pas dlirësisë së një vajze e cila lind në një botë ku vesit po i thuhet virtyt. Po realisht jam në dilemë të të portretizoj tek Romani i Dritëroit, a je Zylua apo Demka, i cili i nënshtrohet vazhdimisht vullnetit të eprorit? Vetëm se do kuptuar kush është eprori yt, kryetari, fobitë me shami mbi kokë apo një botë që njerëz si puna jote duan ta shohin të mbushur me Kleopatra (personazhi i romanit) sesa me Maria (Merjeme) e cila edhe në kulturën e krishterë mban shami mbi kokë. Deri atëherë po të kujtoj një rrëfenjë që mbart shumë kuptim për ata si ty.

Fobia

Një ditë dreri i ri dhe plot energji i tha babait të vet tashmë të plakur : “ Baba ti je më i madh dhe më i fuqishëm se ujqërit. Madje ke edhe brirë të gjatë e të mprehtë, ti mundet ti bësh me to fërtele ujqërit që të vihen pas. Por pse të zë paniku sa herë që ata të vihen pas dhe ia mbath sa sytë këmbët? Pse nuk u turresh dhe i tregon vendin.

Dreri i madh uli kokën dhe u mendua pak e tha: E vërtetë është kjo që thua mor bir , por, realisht nuk e di shkakun dhe arsyen e vërtetë . Sapo dëgjoj të lehurat e ujqërve më pushton një dëshirë e madhe për tia dhënë vrapit nga të mundem “

Mos ik nga e pastra o Blush por shiko se kurora që të kanë vënë përsipër është prej ndryshku jo prej ari.

“Fobitë janë te dëmshme, ato mundet të të flliqin nesër, nuk zgjidhet gjithçka duke ikur, madje ato mundet të të privojnë ty dhe të tjerët rreth teje nga një e mirë e përbashkët, ajo e cila është e vjetër dhe ka kohë që e shtyn para këtë ekzistencë, ndërsa ajo e vërteta e re, do të ngrihet mbi fobitë e të kaluarës personale, e kjo e fundit është larg te mirës (virtytit) kolektive (universale) që na përçuan prindërit tanë.

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re