Deputeti i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), Salim Uslu nga provinca Çorum në rajonin e Detit të Zi të Turqisë, tha se Evropa ka shkelur zotimet e bëra për atë se do të ndihmoj Turqinë në sfidën me refugjatët.
Uslu theksoi se marrëveshja Bashkimi Evropian (BE) – Turqi, e arritur në mars të vitit 2016, ka pasur për qëllim dekurajimin e migrimit ilegal në Evropë përmes detit Egje.
Marrëveshja në fjalë përfshinte një pako lehtësuese prej 6 miliardë eurosh të cilat Turqia do t’i përdorte për tu përkujdesur për miliona refugjatë të cilët qëndrojnë në vend.
Uslu thotë se Evropa fillimisht premtoi alokimin e 3 miliardë eurosh, premtim i cili sipas tij nuk është mbajtur.
“Fatkeqësisht jemi në fund të vitit 2017. Deri tani kemi pranuar vetëm 800 milionë euro. Nuk kanë mbajtur premtimin”, shprehet ai.
Vështirësitë e refugjatëve në Evropë
Uslu thotë se Turqia ka mbajtur mbi supet e veta një barë të rëndë, ndërsa në vend të mirënjohjes, thotë ai, ky vend është përballur me kritika për shkelje të të drejtave të njeriut.
Deputeti turk porositi Evropën se nëse dëshiron të kërkoj shkeljet e të drejtave të njeriut, atëherë duhet parë vuajtjet e refugjatëve në Evropë.
“Refugjatët në ishujt grek kanë mbetur jashtë në të ftohtë. Në Maqedoni ata janë mbajtur në pritje pas gardheve me tela”, thotë Uslu, pa përjashtuar Hungarinë e cila ka përdorur qentë kundër refugjatëve.
“Gjermania nga ana e saj ka sekuestruar gjërat me vlerë të refugjatëve, ndërsa nuk ka hezituar të përdor rezistencën në përpjekje për t’i parandaluar që mos të hyjnë në shtet”, deklaroi Uslu, duke shtuar se sot rreth 6 mijë fëmijë sirian janë të zhdukur në Gjermani.
Turqia ka pritur më shumë refugjatë sirianë se çdo vend tjetër në botë. Ankara thotë se që nga fillimi i luftës civile siriane ka shpenzuar më shumë se 20 miliardë dollarë nga burimet e veta kombëtare për të ndihmuar dhe strehuar refugjatët.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re