Sokol Mëngjesi, avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha është goditur me levë.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut rreth orës 08:50 të mëngjesit të sotëm.

Avokati Sokol Mëngjesi është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar dhe ndodhet në spital në gjendje të qëndrueshme.

Nuk dihen ende arsyet dhe rrethanat e ngjarjes.

Njoftim paraprak i Policisë së Shtetit:

Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat.

I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjendja e tij shëndetësore është normale.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re