Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë.

Raportohet se një efektiv policie, i cili ishte jashtë shërbimit, po drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe ka përplasur makinën ku udhëtonte shtetasja me iniciale A. A., e cila ndodhet në spital jashtë rrezikur për jetën.

Makina e efektivit me iniciale A. C., pas aksidentit është përfshirë nga flakët.

“Në orët e para të mëngjesit, në bulevardin “Ismail Qemali”, në afërsi të poliklinikës, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. C. (punonjës policie, jashtë shërbimit) është përplasur me automjetin tip “Audi” me drejtuese shtetasen A. A., e cila u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para në vendngjarje, ka rezultuar se shtetasi A. C. ka qenë në efektin e alkoolit.

Grupi hetimor dhe opgj të AMP-së, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, infromon policia.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re