Policia e Beratit ka kapur dhe ka vënë në pranga  51-vjeçarin Enrik Begaj i cili ushtronte veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit.

Autoritet sekuestruan 5 tableta që shërbenin për lojërat e fatit dhe po ashtu gjatë kontrolleve në banesën e autorit, u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

Dimal

Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, goditen 1 rast i veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit dhe 1 rast i armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen 5 tableta që shërbenin për lojëra fati, 1 pistoletë stilolap dhe municion luftarak.

Vihet në pranga 51-vjeçari që i posedonte.

Stacioni i Policisë Dimal, si rezultat i kontrolleve që kryhen në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, ka goditur një rast të lojërave të fatit dhe një rast të armëmbajtjes pa leje. Në vijim të veprimeve procedurale, u vu në pranga shtetasi Enrik Begaj, 51 vjeç, banues në fshatin Samatic, Dimal.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 5 tableta me të cilat dyshohet se ushtronte veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit, 1 pistoletë stilolaps dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re