Shkrimtari Fatos Kongoli ka rrëfyer në studion e “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj në Vizion Plus, se si ndihet që përveç tij në familje ka edhe një tjetër shkrimtar, djali i tij.

Kongoli theksoi se është shumë i emocionuar dhe se djali i tij është një shkrimtar i mirë.

Ai tregoi se i ka dekurajuar fëmijët për tu bërë shkrimtarë, madje i kërkoi të birit që të shkrunte me pseudonim që të mos kujtonin të tjerët se romanin “Transplanti i Jetës” të mos kujtonin se e ka shkruar Fatos Kongoli.

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: Si ndihesh kur lexon ato çfarë ka shkruar djali?

Fatos Kongoli: Djali imitonte mënyrën se si shkruaja unë më laps e më gomë, edhe me qiri kur nuk kishte drita. Ai merrte një letër dhe më imitonte mua. Ja kam ruajtur dhe ja kam çuar. Aty ka fillimin e një romani fantastiko-shkencor. Vërtetë që shkruan shumë mirë, këtu i është botuar një libër “Tranpslanti i Jetës”. Është një libër shumë i mirë, jo se është i tim biri, ndaj ja vura me pseudonim.

Pranvera Borakaj: Ishte këmbëngulja juaj që djali të shkruante me pseudonim?

Fatos Kongoli: Po. E fshefa faktin që mos thonin e ka bëra i ati. Unë i kam dekurajuar. Vajza kishte qef të bënte poezi, dhe më në fund i botova 2-3 vjersha, dhe pastaj i thashë të keqen babi kjo nuk bëhet më. Po deshe futu vetë në këtë fushë.

Pranvera Borakaj: Po vajza kishte talent?

Fatos Kongoli: Po kishte shumë talent, por unë e dekurajova, i thashë mos u merr me letërsi, gjej ndonjë fushë tjetër.

Pranvera Borakaj: Jeni bërë pishman?

Fatos Kongoli: Jo, sepse në fund të fundit letërsia nuk të jep noj kënaqësi, ka një moment kënaqësie kur e përfundon librin dhe kaq.

Pranvera Borakaj: Merr kënaqësi edhe kur e merr lexuesi.

Fatos Kongoli: Është shumë relative, njëherë në vit, shkrimtarët janë si puna e femrës pëlqejnë komplimentet.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re