Fax News dhe emisioni “Identiteti” nga Aida Shtino futet për herë të parë duke vizituar nga afër Manastirin e Deçanit. Disa banorë vendali që u pyetën nga gazetarja Aida Shtino thanë se brenda manastirit ekzistojnë disa afreske të veçanta antike që ofrojnë dëshmi të pashpjegueshme. Sipas tyre Skënderbeu i ka dhuruar këtij manastiri disa objekte si një shandan, bibliotekë dhe një shqiponjë të gdhendur. Dashur pa dashur u zbuluan disa mistere që mbajnë mbërthyer atë vend të mbyllur.

“Pa kuptuar ishim të ndërthyer në mes të mitit dhe realitetit. Përballë kishim manastirin e mbyllur, me afresket brenda tij dhe jashtë atyre  mureve, njerëzit thurnin mite e legjenda me ato që ndodhnin aty. Kureshtja jonë sa po vinte e shtohej dhe nuk mendonim asgjë tjetër vetëm të hynim e të vizitonim atë manastir të mistershëm”, thotë gazetarja Shtino teksa sheh nga afër misteret e manastirit.

Gazetarja dhe moderatorja Aida Shtino shpjegon gjithçka mësoi nga manastiri i Deçanit duke nisur nga fakti si u ndërtua, kur u ndërtua dhe a ka qenë ndonjëherë serb?

“Sekreti i çdo kërkimi është, se duhet të jemi të përgatitur për çfarë do lloj përfundimi, sepse ka bërë që ai mundet të jetë i paparashikueshëm.

Është sikur disa gjëra të pabesueshme bëhen reale. Po flasim për historinë e dy popujve. Dy popujve që janë ngërthyer në një manastir. Në një anë janë vendasit shqiptarë të Deçanit dhe në anën tjetër janë priftërinjtë serbë që janë ngujuar në këtë Manastir.

Kemi thënë në fillim të këtij emisioni që përben udhetimin tonë drejt të panjohures, se asnjeherë mos besoni ato qe ju thonë të tjerët, por shkoni dhe kërkoni vetë, prekini dhe zbuloni duke parë me sytë tuaj të vërtetën. Këtë gjë bëmë edhe ne, me pak veshtirësi, por arritem të futemi në Manastirin e Deçanit. Sapo kaluam portën e tij një emocion i pa ndjerë më parë na përshkroi, duke kaluar direkt e në zemër dhe duke e ndjerë atë vend tonin. Po preknim historinë tonë ndër shekuj e cila ishte e mbyllur dhe e fshehur në atë kishë që ishte përpara nesh. Ajo që na bëri përshtypje ishte se kishe nga jashtë të jepte përshtypjen e nje stili katolik dhe këtu mu kujtua ngjashmëria që kishte kjo kishë me nje kishë që kisha vizituar në Ankona te Italise të quajtur “Santa Maria della Piazza”.

Nuk mundëm të kuptonim këtë ngjashmëri sesi një Kishe Ortodokse ishte e ndërtuar me të njëjtin stil me një kishë katolike. Mendimet tona u ndërprenë nga ajo që pamë kur hymë brenda.  Afresket  të cilat kishin mbuluar të gjitha muret edhe kupolën, ishin nga ato që të linin pa fjale dhe disa prej tyre, flisnin me një gjuhë që ne nuk e dinim. Në disa vende ato ishin të fshira dhe kur e pyetëm ciceronin na tha se ishin nga vjetërsia.

Shandanet e bukur dhe mjaft të veçantë vareshin mbi kokat tona dhe ne po kërkonim me sy se kush prej tyre, ishte ai qe kishte dhuruar Skenderbeu. Fatkeqësisht nuk po dallonim asnjë, derisa ciceroni na tha se atë shandan e kishin dërguar në Beograd së bashku  me biblioteken. Nuk ishte asnjë gjurmë, por ndihej shpirti i tij që endej nëpër ato mure të pikturuar, që flisnin me historinë e tyre. Brenda kishës ndodheshin katër varre, por dy prej tyre ishin  shume të vjetër. Aq se për një moment mu duk se vinin nga ajo kohë e largët kur ai vend zotërohej nga Ilirët. Dhe këtë që menduam na i vërtetuan simbolet dhe dyshemeja aq e veçantë e përbërë me copëza ari, që zbukuronin këtë kishë. Ciceroni fliste ndërsa ne nuk po  dëgjonim asgjë. Ishim duke udhëtuar në një kohë tjetër. Në atë kohë kur u ndërtua kjo kishe.

Sipas të dhënave Manastiri u ndërtua në pronën e Familjeve Kuçi e Bojkaj. Është i ndërtuar nga mjeshtrit-gur skalitësit shqiptar të prirë nga Fra Vita Kuçi. Në këtë kishë kanë shërbyer  për breza të tere priftërinj shqiptare  ku veçohet Fra Kurbini. Ketu lind pyetja kujt feje i perkiste kjo kishe, asaj katolike apo ortodokse…sido qe te jete te dyja këto ishin te ndërthurura ne kete kishe kaq te veçantë dhe ndermjet tyre , neper statujat dhe afresket hynte dhe dilte shpirti ilir…Por historia e Manastirit shkon me larg…Sigurisht mendimi i pare qe na shkoi nuk ishin vetëm afresket, por dicka tjetër fshihej ne te…dhe ketu misteri shtohej akoma me shume…Sipas historianeve kjo kishe është tempull i rindërtuar mbi themelet e kishës ilire, dhe si i tillë ky objekt është pushtuar, uzurpuar dhe me pas përdorur për ritë fetare nga barbarët, të cilët u vendosen në këto zona qysh në shekullin XIV. I kishim lexuar te gjitha këto dhe ne ato caste mendonim se nen këmbët tona ndodhej tempulli ilir i mbuluar nga kjo kishte shumë vjeçare.

Duke dalë nga kisha sytë më shkuan tek një shatërvan përballe saj i cili mu duk shumë i veçantë. Ishte një shëmbëlltyre që e kisha parë diku, por nuk po e kujtoja se ku dhe kështu shkova me afër të laja duart atë moment mu kujtua kurora e Mbretëreshës se Anglisë. Po përse kjo gjurme e saj ndodhej aty? Ai kishte lidhje kjo kishe dhe ky Manastir me Mbretëreshën e Anglisë dhe kuroren e saj? Çdo të thoshte ky simbol?

U larguam me më shume pyetje dhe dyshime sesa hymë, por me vetë ndjenim një emocion i cili përzihej së bashku me trishtimin, për diçka që na përkiste dhe që nuk mundet ta preknim e të ishim krenare, për atë që dikur të parët tanë kishin ndërtuar në atë vend të bekuar e të shenjtë”, shprehet Shtino.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re