Kryeministri Edi Rama me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka njoftuar se nga sot (12 qershor) nis regjimi i lire i trafikut lokal në dy anët e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Rama po ashtu shton se në pikat Kufitare Morinë dhe Vërmicë do të kenë korsi të dedikuara për kalimin e lehtësuar të trafikut.

Postimi i Ramës:

Sot filloi zbatimi i regjimit të lirë të trafikut lokal të kufirit në hapësirën prej 30 km nga të dy anët e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës, në pikat e veçanta të kalimit kufitar.

Ndërsa në PKK Morinë dhe Vermicë do të ketë korsi të dedikuara për kalimin e lehtësuar të kufirit

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re