Analisti i njohur Frrok Çupi thotë se Partia Socialiste do të marrë minimalisht 76 mandate në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Çupi e cilësoi listën e PD si një kopje të dështuar të PS dhe si “fustanin e një basme turke”.

Teksa ka komentuar në “Open” listën e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike me emrat e kandidatëve për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit, Çupi ka thene se lista e Rames eshte e studiuar, ndersa e bashes si basme turke!

“Lista e PS është bërë shumë e studiuar, është e matur. Ndërsa lista e PD është bërë dora dorës, deri në orët e fundit ka pasur ndërhyrje.

Lista e PS ka kritere. Duket se PD nuk ka arritur të vendosë kriter, aq më pak të shpallë kriter. Deri ditët e fundit ishte si në luftë që nuk dihej a ka bërë presion Berisha dhe aleatët. Lista e PD ka kakofoni ngjyrash. Është si fustani i një basme turke.

Tek PS vërej që hyn pastër në zgjedhje pa dilema me minimum 76 deputetë. Këto zgjedhje nuk kanë dilema.

Një nga pjesët themelore të filozofisë është që PS ka thërritur në përfaqësinë popullore gjeneralët e dy betejave të mëdha, tërmeti dhe pandemia. PS ka aplikuar filozofinë e thërritjes së personalitetit. Për liderët e dobët nuk duhet të ketë personalitet.

PD vërtet tenton të jetë kopje e PS, ka thërritur shkrimtarë e gazetarë që janë në fund të listës”, deklaroi Çupi!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re