Ditën e premte u zbulua një mural në Tetovë për Nedim Bajramit. Futbollisti i Kombëtares ishte edhe vetë i pranishëm, ndërsa nuk mund të mungonin pyetjet.

Më interesantja ishte për të ardhmen, nëse do të jetë mundësia për luajtur me Shkëndijën. Bajrami la gjithçka hapur duke mos mbyllur asnjë derë, por në anën tjetër gazetarët skocezë kanë vlerësuar tjetër detaj që lidhet me Rejnxhërsin.

“Në futboll, kurrë mos thuaj kurrë. Por jam momentalisht i fokusuar vetëm te Rejnxhërsi”, ishte një pjesë nga fjala e tij. Kështu për Rejnxhërsin është mesazh, që Bajrami pret të qëndrojë edhe në edicionin e ardhshëm.

Pas vështirësive në sezonin debutues, disa opsione janë përfolur për largimin e tij. Një ndër ta ishte edhe rikthimi në Itali.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko