(Në përkujtim të jetimëve të oficerit të policisë Saimir Hoxha)

Nga: Alban Gorishti

Para shumë kohësh u shfaq nëpër kinamatë botërore filmi hollivudjan “Takim me Joe Black (ëngjëlli i vdekjes)” apo siç u dublua në gjuhë të tjera “vdekja merr pushimet”. Kuptohet përzgjedhja e aktorëve ishte mjaft e kujdeshme ndaj dhe për të luajtur këtë film u shfaqën aktorët më të hijshëm dhe për shkak të këtij skenarizimi proçesi i të vdekurit gati u duk si diçka e bukur dhe e këndshme. Realisht këtu nuk desha të bëj një analizë kritike të filmit por një paralelizëm ndodhish dhe fenomenesh, kjo pasi industria e filmit Hollivudjan është nga industritë më ndikuese tek të rinjtë në tërë botën (edhe në vendin tonë) ndaj edhe modeli që ata (Hollivudi) kanë përçuar shpesh e ka globalizuar edhe shoqërinë
më lokaliste si dhe e kanë shpesh “Hollivudianizuar” edhe mendësinë më fshatare të civilizimeve periferike.

Sot në kohën globaliste në të cilën jetojmë shpesh modeli më i ndjekur nga të rinjtë dhe të rejat është modeli më i keq i mundshëm i asaj që shpesh shfaqet në ekranet e ndryshme, kështu shpesh tek këta të rinj aspekti më i mirë i asaj që pasqyrohet tek ata është thjesht apekti estetik. Ndaj shikon shpesh djem apo edhe vajza që bukurinë e vetme e kanë në “cipën” e faqes ndërsa sjellja dhe emocionet e tyre shpesh përcjellin një shëmti të konsiderueshme. Kështu ka ndodhur shpesh përgjatë ngjarjeve tragjike që kanë ndodhur në vendin tonë, të rinj me trupa dhe fytyra të bukura të inspiruar nga modelet artificiale të një industrie pa moral i kanë shkaktuar dhimbje dhe kalvar të tjerëve.

I tillë ishte edhe rasti me oficerin e vrarë dhe ekzekutorin e tij i cili edhe pse ishte viktimë e një shoqërie i shkaktoi të njëjtin kalvar edhe fëmijëve jetim të oficerit të vrarë. Një prej gjërave që më bindi për sinkronizimin e këtyre reshtave është edhe dëshirat dhe manufestimat e tij mediatike kështu ai shpesh nëpër rrjetet sociale shprehte dëshira si “Unë dua të bëhëm një killer” apo shpesh shkrepte foto krah armëve të ndryshme. Realisht kjo ndodhi ka nevojë të studiohet gjatë e gjërë në përpjekje për të përmirsuar shoqërinë pasi sfondet e saj janë të shumfishta. Gjithsesi në përpjekje gjithmonë që shoqëria të reflektojë me këtë shkrim jam përpjekur të maksimizoj negativitetit e modeleve të gabuara , si dhe të vë theksin mbi gabimin e masave kur mendfojnë se fytyrat estetikisht të kuruara nuk mundet kurrë të
jenë moralisht dhe fizikisht të dëmshme për një shoqëri.

Shumkush prej nesh ka pasar problematikat përkatëse përgjatë procesit të rritjes, edhe pse me lloj lloj modelesh negative përreth nuk kemi zgjedhur kursesi të dëmtojmë apo të shohim si pozitive “aktrimin” në rolin e të keqit. Kështu ndalimi tek aparenca e modeleve sado i imponuar nga rrethanat shtrënguese është një ndalesë e cila shpesh kalon nëpër proçeset e mbyllura të ndrydhjeve të ndjenjave dhe mbi të gjitha harrimit të vetvetes dhe të faktit që edhe ti siç edhe viktima jote e keni një zemër, vetëm se viktima nuk e harroi kurrë këtë fakt ndërsa “ti” e harrove. Ndaj ky proçes viktimë-dhunues në thelb nuk ka lidhje me moshën por me harresën dhe dëshirën e brendshme të çdokujt e cila është një cilësi e brendshme dhe kurrsesi e jashtme, për këtë modelet e silikonit përtej Oqeanit e përkeqësojnë
impaktin shoqëror të shëmbëlltyrës vetperceptuese dhe “aktrimit” në të mirën e vetes dhe shoqërisë.

Nëse doni të kuptoni më tepër rreth kësaj çështjeje lexoni ndodhinë rreth vrasjes së parë në rruzullin tokësor, atë të Habilit dhe Kabilit. Thotë Allahu i madhëruar: Lexoju (Muhammed) atyre (jehudive e të tjerëve) ngjarjen e vërtetë të dy djemve të Ademit, kur të dy flijuan kurbanë, nga të cilët njërit iu pranua. Ai (që nuk iu pranua) tha: “Unë do të të mbys ty” (Kabili i tha Habilit). E ai (që iu pranua) tha: “All-llahu pranon vetëm prej të sinqertëve” “Dhe, nëse ti e zgjatë te unë dorën tënde për të më mbytur, unë nuk e zgjas te ti dorën time për të të mbytur; unë i frikësohem All-llahut, Zotit të botërave!” Unë (nuk dua të të mbys, por) dua që ta bartësh mëkatin tim dhe mëkatin tënd, e të bëhesh nga banorët e zjarrit, e ai është dënim i zullumqarëve. Atëherë epshi i tij e bindi atë për mbytjen e të vëllait dhe e mbyti atë. Ai mbeti prej më të dëshpëruarve (hidhëroi prindërit, mbeti pa vëlla, u përbuz prej Zotit dhe u fut në xhehennem)” Maideh 27-30.

Kush Ishte modeli paraprak që e shtyti Kabilin të zgjaste dorën kah vëllai I tij? E thjeshtë nuk ishte as shoqëria dhe as prindërit e tij, por ishte ndalimi në aparencat e dëshirave dhe epsheve, për këtë ai u bë dhunues ndërsa vëllai nuk e ngriti dorën kah tij duke u viktimizuar. Po ”viktimat” e oficerit të vrarë (jetimat e tij) përse besoj se nuk do ti futen rrugës së shëmbëllimit në rolin e të keqit (për shkak të padrejtësisë që ju bë me vrasjen e babait të tyre)? Për këtë nuk mendoj se e kam një përgjigje të qëlluar pasi kjo është pjesë e gajbit (të padukshmes), por e para ky është një proçes mbarë shoqëror i mbivendosjes dhe kërkimit të vlerave, dhe së dyti si besimtar musliman besoj se shoqëria përmirsohet po ashtu nëpërmjet pasqyrimit në ekrtanin religjoz të etikës dhe moralit, ndaj duke e njohur këtë oficer
si shëmbëlltyrë të së mirës(fesë) dhe pasues i “rolit” të të mirit, them se dëshira e fëmijëve të tij ka për të qenë mos ngritja e dorës ndaj tjetrit dhe përçmimi I rolit ku fytyrat e bukura përshkruhen me doza të një modelizmi “romantik” shoqëror. Kjo është edhe ajo që thotë Allahu në suren Kehf,ku përshkruan pikërisht ruajtjen e pasurisë së dy jetimëve: ….dhe babai i tyre ka qenë njeri i mirë, e Zoti yt dëshiroi që ata dy (jetima) ta arrijnë pjekurinë e vet dhe ta nxjerrin ata vetë thesarin e tyre. Kjo ishte mëshirë e Zotit tënd (ndaj tyre)” Kehf 82

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re