Lionel Messi mund të ketë një vit intensiv dhe të zënë përpara tij, një seri rekordesh që mund të thyejë. Kapiteni i Barcelonës, sikurse raportohet do të rikthehet në rolin e tij te përfaqësuesja e Argjentinës për Kupën e Amerikës 2019, por magjistari argjentinas nuk do të lejojë këtë fakt që të shpërqendrohet nga arritjet që ai mund të realizojë në karrierën e tij këtë vit.

Gazetat spanjolle raportojnë se ai renditet i treti për nga numri i ndeshjeve të luajtura në klub, me një total prej 657 ndeshje të zhvilluara. Thënë kjo, Messi-t i duhen edhe 18 paraqitje të tjera për të parakaluar legjendën e Barcelonës Andrés Iniesta, që numëron 674 ndeshje me fanellën blaugrana. Rekordi mbahet ende nga Xavi, që numëron plot 767 ndeshje të luajtura me ekipin katalanas dhe me argjentinasin që nuk ka asnjë qëllim të varë këpucët në gozhdë, me siguri do të synojë rekordin, pasi të ketë parakaluar më parë Iniestën.

Duke u rikthyer në La Liga, Messi ndodhet vetëm 11 fitore larg barazimit të rekordit që mbahet nga ish-legjenda e Real Madrid, portiere Iker Casillas, që numëron 334 fitore të hipotekuara.

Gazeta spanjolle “Marca” akordon çmimin “Pichichi”, për të nderuar golashënuesin më të mirë në La Liga. Messi e ka fituar këtë trofe 5 herë dhe mund të regjistroi çmimin e tij të gjashtë në karrierë. Nëse “Pleshti” do ta ngrejë sërish këtë çmim, atëherë ai do të barazonte mbajtësin e rekordit aktual, legjendën e Athletic Bilbao, Telmo Zarra.

Sikurse media spanjolle thekson, Messi aktualisht numëron 397 gola të realizuar në La Liga. Duket sikur është fati ai që mban Messin-n vetëm tre gola larg totalit të 400-ave në ligë.

Nëse asi i Barças do të synonte ta arrijë me stil, atëherë një triplet do t’i mundësonte argjentinasit të arrijë një tjetër rekord në të njëjtën kohë. Pikërisht, sepse Messi-t i duhet edhe një tjetër triplet për të regjistruar të 50-tën në karrierë.

Nëse Messi do të vijojë të ruajë ritmin e golave të realizuar gjatë vitit 2018, atëherë aim und të sigurojë trofeun e tij të gjashtë të “Këpucës së Artë” dhe të tretin radhazi. Sipas “Marca” kjo do të ishte një arritje që askush tjetër në historinë e këtij sporti, nuk e ka realizuar më parë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re